Për krimin më makabër në Shqipëri në vitet e fundit, në burg janë tre fëmijët, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Ata janë në qeli për vrasjen e babait dhe bashkëpunimin në fshehjen dhe groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.
Advertisements
Nëna e tyre Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Ajo pretendon se burri e ka dhunuar gjatë gjithë kohës, ndërsa fëmijët flasin për një baba autoritar ku duhej të bëhej vetëm siç ai thoshte.
Advertisements
Vajza e madhe, Bedra e cila ishte në të njëjtën linjë kur e quan babain autoritar. Vajza e cila është shtatzënë, po qëndron në shtëpinë e gjyshërve së bashku me nënën e saj.
Hetuesit e Durrësit janë në pritje të ekspertizës balistike nga laboratori shkencor në Tiranë, për armën e krimit që i mori jetën Pëllumbit më 10 shkurt, me tre plumba. Kjo provë dhe ballafaqimi i dëshmive, pritet të çojnë Prokurorinë drejt autorit që ka shtënë me armë ndaj 50-vjeçarit në Shënvlash, në kushtet kur vajza dhe djali i madh i kanë ndryshuar disa herë dëshmitë, se cili mes të dyve qëlloi me pistoletë.
Advertisements
Në telefonat e qytetarëve po qarkullon një pamje filmike që tregon studenten 19-vjeçare, Hygerta Meta me lopatë në dorë, duke hapur varrin e të atit, ndërkohë që policët filmojnë me celular. Një veprim makabër, që vajzës mund ti ketë sjellë pasoja për gjithë jetën.