Nikolin Gjolena është 36-vjeçari të cilit Prokuroria e Fierit i sekuestroi pasuritë me vlerë 2.5 milionë euro. Sipas policisë së Fierit, Gjolena është , i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim pjesëtarin e një grupi të strukturuar kriminal, për trafikim të lëndëve narkotike.
Advertisements
Ai i kishte tjetërsuar këto pasuri në favor të të afërmve. Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.
Advertisements
Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale.
Sekuestrohen 19 sende të paluajtshme, në Tiranë dhe Durrës, prona të pjesëtarit të një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndvë narkotike.
Ky shtetas, i dënuar nga GjKKO-ja, me 12 vjet burgim, i kishte tjetërsuar këto pasuri me vlerë totale rreth 2.5 milionë euro, në favor të të afërmve.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit, pas hetimit të kryer në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier sekuestroi pasuritë e shtetasit N. Gj., 36 vjeç, të dënuar me 12 vjet burgim nga GjKKO-ja, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Konkretisht u sekuestruan: 10 apartamente në Durrës, 5 apartamente në Tiranë, 1 njësi tregtare në Durrës, 2 garazhe në Tiranë dhe 1 ndërtesë në Tiranë.
Vijojnë hetimet për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që ky shtetas dhe shtetasit e lidhur me të, mund të kenë përfituar nga veprimtaria kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.