Në orët e para të mëngjesit të Krishtlindjeve, Policia e Kosovës u njoftua se një automjet po digjej.
Advertisements
Ishte ora 01:20, ndërsa në vendngjarje u gjet automjeti i shkrumbuar së bashku me një viktimë.
Advertisements
Në njoftimin paraprak, Policia shkruante se kishte të bënte me një ‘vdekje të dyshimtë’.
Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Dyshimet e para lidheshin me një vetëvrasje, megjithatë, me urdhër të prokurorit të rastit cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jete dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.
Ndërsa kanë kaluar disa orë, në media është bërë i ditur identiteti i viktimës, dhe mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Shefqet Krasniqi.
Për humbjen e tij ka shkruar një zyrtar i Nismës, Zafir Berisha i cili thotë se Krasniqi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/7875824795780963?ref=embed_post