Kush është e dashura e re e Ledri Vulës, vajza biznesmene që ‘u akuzua’ nga ndjekësit se i mori burrin Sara Hoxhës

by editor

Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga revista “Anabel”.

Advertisements

Advertisements

Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”.

Advertisements

Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh dhe ka disa studio me emër në Kosovë ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj këtë aspekt të imazhit vajzës në fjalë.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë.

Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Fjolla Beka, sipërmarrësja e njohur që kujdeset për imazhin e VIP-ave, është mike e afërt e saj, por njëkohësisht edhe e Sara Hoxhës.

Në fotot e kësaj të fundit, shfaqeshin herë pas here komente të Rinës por prej kohësh nuk shohim më asgjë. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Sa i takon Sara Hoxhës, ajo pushimet e verës i kaloi kryesisht në prani të familjes

së saj, ndërsa prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Tiranë. Teksa është publikuar kjo histori e Ledrit, Sara ka ndarë foto nga Madridi, ku është duke kaluar disa ditë pushimesh me mikeshat e saj më të ngushta.

Ledri ka zgjedhur që të mos flasë kurrë publikisht për ndarjen, duke thënë se për deklaratat e tij publike i duhej që të konsultohej me menaxherin e tij.

You may also like