Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit? Do të mbajë këtë post deri në zgjedhjen e Papës së ri

Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në botën e gjerë, ishte ai që dha lajmin.

Advertisements

Pasi njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet e tij më të mëdha deri më tani: personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një Pape, raporton BBC.

Advertisements

Papa Françesku emëroi kardinalin për këtë rol në vitin 2019. Kardinali qëndron në këtë pozicion gjatë periudhës midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape deri në zgjedhjen e Papës së ardhshme.

Ai gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në ceremonitë shekullore për të mbajtur zi për Papa Françeskun.

I lindur në vitin 1947 në Dublin, Farrell ndoqi Universitetin e Salamankës në Spanjë dhe Universitetin Papnor Gregorian në Romë, sipas Vatikanit.

Ai mbajti role në kisha në mbarë botën, duke shërbyer si kapelan në Universitetin e Monterrey-t në Meksikë, si dhe në një famulli në Bethesda, Maryland.

Gjithsesi, 77-vjeçari kaloi më shumë se 30 vjet duke punuar për kishat në SHBA.

Farrell u emërua peshkop i Dallasit në vitin 2007 derisa Papa Françesku i kërkoi atij në vitin 2016 që të shërbente si udhëheqës i departamentit të ri të Vatikanit, përgjegjës për kujdesin baritor të familjeve, duke e ngritur atë në gradën e kardinalit.