“Kush është Mariana që i theu zemrën Drake?” (FOTO)

by editor

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë zbuluar fotografitë e vajzës e cila mendohet se është modele dhe influencer e njohur.

Advertisements

Kryefjala e ditës së djeshme ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën.

Advertisements

Ylli zgjodhi ta postojë këngën në 28 Nëntor, në ditën e Çlirimit të Shqipërisë dhe një ditë pas Ditës së Pavarësisë. Katër burrat e tjerë pjesëmarrës në videoklip, me të njëjtën veshje, duken si shqiptarë, teksa luajnë kumar, pa shprehur shumë mimika.

Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën, me tensionin atje që po rritet.

“Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet”, thotë Drake.

Tek tekstshkruesit është edhe emri i Gentuar Memishit, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë, gjithashtu një nga producentët e Drake, për të cilin ka shkruar edhe tekste të tjera si “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.

Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtarë si Kanye West, Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.

Shqiptarët “vërshuan” në rrjete sociale për të publikuar foto apo video nga videoklipi i tij, ndërsa shprehën falënderime për përkrahjen dhe dashurinë e tij ndaj Shqipërisë.

“Kjo është si një dhuratë nga Drake për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen duke na uruar ‘Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri, Faleminderit Drake’”, shkruan një përdorues, në seksionin e komenteve të YouTube, që numëron rreth 1 milion e 500 klikime.

Po kush është Mariana që i theu zemrën Drake?

Përdoruesit e rrjeteve sociale, ca nga instiktet, ca edhe nga informaconet, mendojnë se kush është shqiptarja tashmë e famshme. Jo vetëm kaq, ata kanë zbuluar edhe Instagram-in e saj, publik deri pak orë më parë dhe tashmë privat, me emrin “Marjana.Mariana”, teksa vajza mendohet se është modele dhe influencere e njohur dhe që në të kaluarën Drake është parë t’i komentojë shpesh, por momentalisht nuk ndiqen me njëri-tjetrin.

E sigurisht kjo mori vëmendje të madhe edhe nga media apo komentues të huaj. E famshmja “Rolling Stone” “TMZ” apo “Revolt” kanë përmendur “dedikimin” e tij ndaj Shqipërisë.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por Drake nuk mendon se është vonë për t’iu bashkuar festës. Në klip Drake dhe miqtë e tij shqiptarë luajnë lojëra të veshur me xhaketë të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar dhe etnik, shqiponjën, shkruan Rolling Stone.

You may also like