Kush është shqiptarja që fshehu aksidentin me dy të vdekur në Kroaci(Emri)

by editor

Një aksident i rëndë trafiku, ku vdiqën vëlla (21) dhe motër (19) në zonën e Ratacit në Kroaci, është mbajtur i fshehtë nga një shtetase shqiptare.

Advertisements

Media kroate Dubrovnik INsider raporton se bëhet fjalë për Klevisa Ymeri.

Advertisements

Dy ditë më parë, një shtetase shqiptare 29-vjeçare është dënuar me masën e paraburgimit një muaj për shkaktim të aksidentit me pasoja fatale. Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 20:30 në rrugën D-8, në zonën e Ratacit afër Sllanos.

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur 29-vjeçarja shqiptare, e cila drejtonte një veturë me targa sllovake, ka filluar të parakalojë në mënyrë të paligjshme mjetin përballë saj, gjë që ka sjellë përplasjen kokë më kokë me një makinë me targa Makarska, i drejtuar nga ana e kundërt nga një shtetas kroat 21-vjeçar.

Dubrovnik INsider thekson se Ymeri ishte duke vozitur një fuoristradë BMW dhe jo zyrtarisht ka marrë vesh se në një moment ajo po udhëtonte me shpejtësi gati 170 km në orë.

Viktor Xherek, vëllai i Stjepanit dhe Katarinës, të cilët humbën jetën një këtë aksident, ka treguar se si ndihet pas tragjedisë.

Sipas mediumit kroat, Klevisa Ymeri u bë e njohur për publikun dy vjet më parë kur ajo vendosi të surprizonte një shok që ndodhej në burg në Trento të Italisë.

Ajo së bashku me shoqet i është afruar burgut dhe ka ndezur altoparlantët dhe fishekzjarrë.

Ymeri ka profile në një sërë rrjetesh sociale, ku jep këshilla për grimin. Ajo ka 33 mijë ndjekës në TikTok dhe pothuajse 14 mijë në Instagram, por profilet e saj aktualisht janë të mbyllura./Telegrafi

You may also like