Gazetarja e njohur, Klodiana Lala ka deklaruar se çështja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk do të kishte avancuar, nëse nuk do të ishte sekuestruar celulari i kësaj të fundit në nëntor të vitit të kaluar nga prokurorët e SPAK. Teksa ishte e ftuara këtë fundjavë në një studio televizive, zonja Lala shprehet se Kryemadhi kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj.
Advertisements
“Në GJKKO, Meta ka qenë shumë i agravuar dhe në këndvështrimin tim ka pasur gjuhë të papranueshme. Zonja Kryemadhi ka qëndruar në gjyq gjatë seancës, pasi u ndërpre mori një kafe të makineta dhe priti në një bar-kafe jashtë me avokatin dhe njerëzit që e shoqërorin. Në rastin e zotit Meta nuk pamë qytetarë që ta mbështesnin, përveç Blushit dhe dëshmitarit që ishte shofer në momentin e arrestimit të Metës. Çështja është e ndarë ne disa etapa. E para është ‘CEZ-DIA’. Çështja e dytë është gjithë thelbi. Mbase çështja nuk do të kishte avancuar nëse prokurorët e posaçëm në nëntor të vitit të kaluar nuk do të kishin sekuestruar telefonin e Kryemadhit sepse aty ka shumëçka. Ajo e kundërshtoi sekuestrimin e celularit në shtëpinë e nënës së saj”, deklaroi ajo.
Advertisements