Kush është VIP-i që ka thyer rekord ndjekësish në Instagram! Ja shifra!

by editor

Personazhet Vip janë gjithmonë në vëmendjen e mediave rozë por jo vetëm, lidhur me atë që ata ndajnë me ndjekësit e tyre. Ish-banorët e BBVIP3 po ashtu vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, se kush numëron më shumë ndjekës.

Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, rezulton me të njëjtin numër ndjekësish si javën e kaluar dhe ka ende 101K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, këtë javë aktori ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 469K. Heidi Baçi, njësoj si javën e kaluar, edhe këtë herë edhe ajo nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 249K ndjekës. Meriton Mjekiqi, ka fituar plot 26000 ndjekës dhe numëron 402K. Françeska Murati, që nuk arriti të prekte dot finalen, nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 139K.

Advertisements

Roza Lati e cila ka humbur 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe tani ka 848K, ndërsa Rike Roçin me asnjë ndryshim nga java e kaluar, duke numëruar përkatësisht 185K ndjekës, sipas Social Top5

You may also like