Gazetari amerikan Marc Caputo që punon për agjencinë “Axios” i ka bërë një pyetje Departamentit Amerikan të Shtetit nëse kreu i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha mund të vizitojë Shtetet e Bashkuara.
Advertisements
Në një koment në rrjetin “X” ai thotë: “E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA” – shkruan gazetari që publikon edhe përgjigjen e DASH.
Advertisements
Po kush është zyrtarja e DASH e cila i është përgjigjur gazetarit amerikan në lidhje me sanksionimin politik të liderit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha!
Michele P. Exner është Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Publike Globale në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Me një përvojë prej gati 20 vitesh në fushën e komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me publikun, ajo ka shërbyer më parë si oficere në Marinën Amerikane, si dhe ka mbajtur poste të larta në Kongresin e SHBA-së dhe në sektorin mediatik. Michele ka kontribuar gjithashtu në fushën e arsimit përmes angazhimit me organizata që mbrojnë të drejtat e prindërve në sistemin arsimor. Ajo është diplomuar në Akademinë Detare të SHBA-së dhe mban një diplomë master nga Universiteti i Maryland-it.