Kush ishin “policët” që qëlluan me plumba drejt biznesmenit?

by editor

Zbardhen detaje të reja nga atentati që ndodhi ditën e shtunë ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi, ku mbeti i plagosur dhe humbi jetën 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist pranë kompanisë së përpunimit të inerteve në Gurëz të Kurbinit.

Advertisements

Shënjestra e këtij atentati ishte biznesmeni i inerteve. Autorët që dyshohet se ishin katër të cilët ishin maskuar, dyshohet si efektivë policie janë afruar pranë firmës së inerteve me një automjet tip “Range Rover” me ngjyrë të zezë.

Advertisements

Në portën hyrëse të kompanisë tre prej tyre kanë zbritur nga makina dhe janë afruar në këmbë drejt godinës së administratës ku ishte dhe pronari Ardian Gjeloshi.

Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash, autorët janë larguar sërish me një automjetin tip “Range Rover”. Konkurrenca, hakmarrja dhe konfliktet në të shkuarën janë pistat ku po heton policia dhe prokuroria e Lezhës për ngjarjen e rëndë.

You may also like