Shën Valentini zakonisht shoqërohet me dedikime romantike dhe çifte të dashuruara, por për dy vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Eva Murati dhe Ronela Hajati, festa e të dashuruarve këtë vit duket se është më shumë një manifestim i vetëbesimit dhe sensualitetit.
Advertisements
Advertisements
Moderatorja e njohur Eva Murati ka ndezur rrjetet sociale me disa foto të nxehta që ka publikuar në Instagram. Me një stil elegant dhe provokues, Eva ka treguar format e saj perfekte, duke marrë qindra komente dhe mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj.
Ajo shfaqet me një bikini minimalist, teksa pak vend i le imagjinatës në këto shkrepje. Prej kohësh Eva është single, duke refuzuar që të flasë për jetën e saj private.
Moderatorja sportive, tashmë ka vendosur që të shijojë këtë Shën Valentin krejt e vetme, por jo dhe aq e mërzitur për këtë fakt. Brunia seksi shihet e veshur me bikini të zeza transparente duke vendosur në pah gjoksin e saj dhe linjat e përsorura trupore.
Eva Murati ka pozuar në një sfond ngjyrë të kuqe, që simbolizon dashurinë dhe pranë tullumbaceve në formë zemre. Prezantuesja e sportit duket shumë hot dhe provokuese në imazhet ku nuk lë vend për imagjinatën.
Advertisements
Në anën tjetër të globit, në Meksikë, Ronela Hajati po shijon disa ditë relaksi mes diellit dhe plazheve ekzotike. Këngëtarja energjike ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe ku shfaqet me bikini të guximshme, duke ekspozuar linjat e saj.
Ronela, e njohur për stilin e saj të lirshëm dhe pa komplekse, ka shoqëruar postimet e saj me mesazhe të cilat tregojnë se ajo është duke shijuar jetën në maksimum, pa qenë e lidhur me askënd. Shpesh e përfolur për peshën e saj, Ronela, pak kohë më parë ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr për pamjen e saj fizike si edhe për muzikën.
Ronela, mesa duket e bezdisur nga këto reagime të ndjekësve u ka bërë thirrje atyre se kohën që harxhojnë duke i komentuar asaj ta shfrytëzojnë për të fituar para.
“Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”. Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.
“Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem, mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.
Ronela, gjithashtu, shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.
Me gjithë vëmendjen që kanë marrë nga publiku dhe fansat, Eva dhe Ronela tregojnë se Shën Valentini nuk është vetëm për çiftet. Vajzat e ekranit shqiptar kanë dhënë një mesazh të fortë për pavarësinë dhe vetëbesimin, duke e festuar dashurinë ndaj vetes përmes pozave të tyre sensuale dhe provokuese. Pavarësisht se janë beqare për këtë Shën Valentin, Eva dhe Ronela kanë treguar se nuk kanë nevojë për një partner për të qenë të lumtura dhe për të ndezur rrjetet sociale me bukurinë dhe sharmin e tyre.