Kush nga fëmijët e vrau Pëllumb Metën? Avokati i njohur zbardh prapaskenat: Prindi i keq…

by editor

Avokati Kujtim Cakrani dhe avokati Rome Kara kanë qenë të ftuar në “Breaking”, ku ndër të tjera kanë folur edhe vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij në Shënavlash.

Advertisements

Sipas avokatit Kujtim Cakrani arsyeja e vërtetë e një krimi në familje mund të jetë shumë e vështirë për ta gjetur si në Shqipëri ashtu dhe në botë. Ndërsa avokati Romeo Kara ka dhënë një këshillë për të rinjtë ku shprehet se “një prind i mirë respektohet, ndërsa një prind i keq, durohet”.

Advertisements

Kujtim Cakrani: Është një krim që e dinë vetëm ata që e kanë kryer dhe ai i ndjeri që ka ndërruar jetë. Është një krim që e dimë kush e ka kryer, por cilat janë arsyet dhe rrethanat e këtij krimi, është shumë e vështirë, jo vetëm këtu në Shqipëri, por çdo krim që ndodh në familje është shumë e vështirë për të gjetur detajet dhe arsyet e vërteta të krimit.

Romeo Kara: Prindi i mirë respektohet, prindi i keq durohet. Nuk zgjidhen kështu punët brenda familjes, megjithatë që e vranë ata e vranë ata. Se kush e tërhoqi këmbëzën nuk ka rëndësi. Ata janë të gjithë të mpleksur në këtë çështje.

You may also like