Kryeministri Edi Rama në 14 vjetorin e ngjarjes tragjike të 21 Janarit ku u vranë 4 protestues është shprehur se drejtësia vonon por nuk harron.
Advertisements
Por, kreu i qeverisë shtoi se “sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”.
Advertisements
“21 Janar🌹 “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkroi Kryeministri.
Dosja për “21 Janarin” po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 12 mars 2024.
Vendimi u mor pas rekursit të bërë nga familjarët e viktimave, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri, protestoi para Kryeministrisë.
Protesta degradoi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda Kryeministrisë u hap zjarr duke sjellë edhe bilancin tragjik me katër viktima.
Edhe pse kanë kaluar 14 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.