“Kush po i mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?”, gazetari denoncon abuzimin me çmimet e ilaçeve: I njëjti ilaç për kollë, me çmime të ndryshme në dy farmaci

by editor

Ilaçi Bisolvon po tregtohet me çmime të ndryshme në farmaci të ndryshme, në disa raste edhe me diferenca të mëdha në çmim.

Advertisements

Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën që cili ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ai përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes ose grip që shoqërohen me prodhim të shtuar të sekrecioneve.

Advertisements

Ky ilaç me nga 20 tableta, po shitet me çmime të ndryshme. Siç shihet edhe në këto foto të publikuara nga gazetari, Renaldo Salianji, kutia e parë kushton 286 lekë të reja, ndërsa në kutinë e dytë çmimi trefishohet duke arritur shifrën 713 lekë të reja.

“Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën. Këto dy kuti kanë të dyja nga 20 tableta, të dyja nga 8 mg. Të dyja i njëjti prodhim, nga e njëjta kompani, prodhuar në të njëjtën ditë, i njëjti lot.
Në dy farmaci ngjitur me njëra-tjetrën ka këtë diferencë në çmim.
Cila nga dy farmacitë mashtron pacientët dhe shtetin duke falsifikuar pullën?
Ministria e Shëndetësisë”, shkruan gazetari Salianji.

You may also like