Zbulohet ekspertiza e armëve që u gjetën brenda mjetit Land Rover, makinë që u përdor në vrasjen mafioze të Gentjan Bejtjas, i cili u ezkekutua në serën brenda oborrit të banesës së tij në Larushk të Fushë-Krujës.
Advertisements
Zbulohet se nga katër armët e gjetura në mjetin e djegur në fshatin Hasanaj, tre prej tyre janë përdorur për ekzekutimin e 43-vjeçarit.
Advertisements
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, dalin fotot e dy të arrestuarve
Të gjitha plumbat që janë gjetur brenda serës, janë shtënë pikërisht nga këto armë. Sipas ekspertizës asnjë nga gëzhojat nuk përputhet me armën e katërt që ishte brenda mjetit.
Kjo përforcon dyshimin e hetuesve se nga 4 persona që mendohet se kanë marrë pjesë në atentat, 3 prej tyre janë futur brenda oborrit të vilës në momentin që Bejtja ka dalë nga banesë për të shkuar në serë. Mister mbetet fakti sesi autorët kanë ditur lëvizjet e viktimës, nëse ai është vrojtuar nga një distancë e afërt nga autorët.
Gjithashtu bëhet me dije se personi i arrestuar një ditë më parë, Ilir Beqaraj, i njohur ndryshe dhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari kishte si detyre transportin e autorëve nga fshati Hasanaj ku dogjën mjetin dhe u drejtuan drejt Bubqit. Madje mësohet se Beqaraj ka mbërritur me makinën tip Golf pak minuta më pas në pikën ku autorët i vendosën flakën mjetit.
Beqaraj është kushëriri i Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Brahimi i ka shpëtuar disa herë atentateve dhe është një emër i njohur për policinë.
Makina e sekuestruar aktualisht ndodhet në laborator për të zbuluar nëse ka apo jo gjurmë që mund të ndihmojnë hetuesit për të zbuluar identitetin e 4 personave të tjerë. Deri tani ende nuk është zbardhur roli në këtë krim i të arrestuarit tjetër Edison Haxhiu, pronari i automjetit.
Pista më kryesore e grupit hetimor mbetet ajo e vrasjes me pagesë, pra që autorët të jenë porositur nga persona të tjerë për eliminimin e Gentjan Bejtjas./albeu.com