Kuvendi miratoi “Lojërat e Fatit”, deputeti Vasili ‘shpërthen’ me fyerje ndaj Ramës: Fytyra e mafiozit, mashtruesit, demagogut dhe hipokritit që…

by editor

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me miratimin në Kuvend të ligjit për Bastet, që kaloi mes kaosit dhe tensioneve, vetëm me votat e maxhorancës.

Në një reagim, Vasili tha se Rama sipas tij, e votoi sepse tashme e ka kapur vetë dhe e ka shtënë ne dorë biznesin e lojërave të fatit, duke shtuar më tej se para disa vitesh kur ligji i mbylli bastet sportive, kryeministri i cilësonte si burim kryesor i financimit të krimit të organizuar.

Advertisements

Reagimi plotë i Vasilit:

“Shikoni vete se cfare thoshte dikur ne Kuvendin e Shqiperise, kur gjoja e mbylli bixhozin si burim kryesor te financimit te krimit te organizuar
Sot Rama e votoi Ligjin per bixhozin sepse tashme e ka kapur vete dhe e ka shtënë ne dorë.

Advertisements

Kjo eshte fytyra e mafiozit, mashtruesit, demagogut dhe hipokritit ne pushtet!”, shkruan Vasili.

You may also like