Ky është 38-vjeçari që u gjet i pajetë në Ksamil

by editor

Personi që shihni në foto është 38-vjeçari, Florian Kofina, i cili sipas asaj që Policia raportoi ditën e djeshme u gjet i pajetë tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil.

Policia bënë me dije se Kofina është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Advertisements

“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak. Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zone”, njoftoi Policia.

Referuar informacioneve të raportuara ditën e djeshme 38-vjeçari dyshohet se kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe kishte qenë duke bërë zhytje në atë zonë.

Advertisements

Ndërkohë, një tjetër pistë u parashtrua për qytetarët nga gazetari Flamur Vezaj. Përmes një postimi, gjerë e gjatë gazetari pretendoi se e vërteta është krejt ndryshe.

Sipas asaj që Vezaj raportoi Florian Kofina u godit për vdekje nga një “JetSki” i drejtuar nga shtetasi I. Doda, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Advertisements

Reagimi i gazetarit, Flamur Vezaj:

“Jemi mësuar tashmë që policia fsheh me dashje ngjarje të caktuara ose tenton t’i fshehë ato, duke ndjekur modelin e gënjeshtrës publike të ish-drejtorit të përgjithshëm, Ardi Veliu, për ngjarjen në Elbasan! Kjo “sëmundje” nuk po ndryshon fatkeqësisht edhe sot, edhe me ndryshimin e papritur të ministrit të brendshëm (edhe ky nën hetim nga SPAK, por kjo është një çështje tjetër).

Drejtues të policisë, me qëllim dhe për të sfumuar ngjarjen, shpërndajnë informacion të rremë herë pas here, por edhe pse provohet që po gënjenin, askush nuk mban përgjegjësi! Edhe sot ndodhi e njëjta gjë: policia gënjeu duke fshehur një vrasje me argumentin se kishte “atak kardiak”!

“Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë në “Gjirin e Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.” – njoftimi i policisë!

Por e vërteta është ndryshe. 38-vjeçari F.K. nga Tirana është goditur me “jetski” nga shtetasi I. Doda, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të vdekur në vend! Por, falë disa dëshmitarëve, policia është vënë nën presion (pasi autori I. Doda ka njohje me pushtetarët) dhe tashmë e ka arrestuar, por nuk ka sqaruar opinionin për gënjeshtrën e shpërndarë në media për “atak kardiak” të viktimës nga “JetSki”!

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mashtrimin, fshehjen e të vërtetës dhe ngjarjen që ndodhi? Përsëri do të harrohet pas tre ditësh, pasi gjykata e reformës së re me ndërmjetësimin e “miqve” në pushtet të autorit do t’i lehtësojë akuzën duke ia faturuar fajin viktimës, si gjithmonë!”shkruante Vezaj në postimin e tij.

Ndërkohë, pas këtij denoncimi të fortë deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga uniformat blu. Policia ka preferuar “të heshtë , duke mos dhënë asnjë detaj më tepër lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

You may also like