Ky është vendi ku u gjet trupi i pajetë i recepsionistit në Dhërmi (Video)

by editor

Ky është vendi ku Gerald Shehu hodhi trupin e recepsionistit 31-vjeçar Eraldo Nevruzi, të cilin e vrau me armë zjarri në hotelin ku është bashkëpronar në Dhërmi.

Advertisements

Policia ka bllokuar hyrjet për tek vendi ku u gjend trupi në afërsi të urës së fshatit Iljaz, pasi disa orësh kërkime.

Advertisements

Autori e ka qëlluar Nevruzin me dy plumba. Më pas, ai i ka kërkuar dy punonjësve të tij, Daniel Qose dhe David Larti një qese për ta vendosur trupin e pajetë në bagazhin e makinës.

Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin ndërsa Shehu e ka qëlluar dy herë me arme zjarri tek shkallët e hotelit.

Policia ka arrestuar dy bashkëpunëtorët Daniel Qose dhe David Larti, të cilët kanë deklaruar se u detyruan nga Gerald Shehu që ta ndihmonin. Ky i fundit u arrestua në Greqi, në tentativë për t’u arratisur drejt Anglisë.

You may also like