Los Anxhelos në SHBA është befasuar nga grabitja e 30 milionë dollarëve nga një grup hajdutësh, të dielën e Pashkëve që lamë pas (31 mars 2024).
Advertisements
Sipas mediave, vjedhja e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit amerikan, u konstatua ditën e nesërme, pasi hajdutët në mënyrë misterioze dhe të sofistikuar kishin arritur të kalonin nivelet e sigurisë duke mos shkaktuar ndezjen e asnjë alarmi.
Advertisements
Policia amerikane sqaron se godina e bastisur, me vendndodhje në zonën Sylmar të luginës së San Fernando, ishte objekt që shërbente për ruajtjen dhe transportimin e parave të depozituara nga biznese të ndryshme të zonës.
Hajdutët nuk janë identifikuar ende edhe pse për zbulimin e tyre hetimët po kryhen në mënyrë intensive.
Vjedhja vjen gati dy vjet pasi rreth 100 milionë dollarë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë u vodhën nga një platformë e madhe e Brink në një stacion kamioni në Kaliforninë jugore, ku edhe autorët e këtij incidenti nuk janë kapur ende.