Aktet e dhunës u rikthyen këtë të shtunë në futbollin shqiptar, teksa në sfidën midis Apolonisë dhe Vorës u godit me sende të forta nga ana e tifozëve miq, gjyqtari i katërt i sfidës, Blerim Ziri.
Advertisements
Ziri humbi ndjenjat për disa sekonda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën falë ndihmës së parë që mori nga stafi mjekësor dhe pankina e Apolonisë.
Advertisements
Pas këtij incidenti tifozët tentuan të hyjnë në fushë dhe shkatërruan hekurat, por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët shoqëruan disa prej tyre.
Dhunë në Kategorinë e Parë, humb ndjenjat arbitri i katërt
Për incidentin e ndodhur në Stadiumin ‘Loni Papuçiu’, policia e Fierit njofton se ka identifikuar autorin, që është një 35-vjeçar nga kryeqyteti.
‘Po punohet për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç’, njoftojnë uniformat blu.
I riu në fjalë akuzohet për veprat penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërmjetësit sportiv’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’.