Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me goditjen e laboratorit të kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë të Fushë Krujës.
Advertisements
Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, vetëm disa metra nga shtëpia e kthyer në laborator droge, gazetari Igli Çelmeta zbuloi se dy shtetas nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin 3 kimistët që kishin si detyrë prodhimin e lëndës narkotike.
Advertisements
Sipas informacionit të siguruar nga Çelmeta, dy shtetasit nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin përgjegjës për operimin e laboratorit, i cili ishte ngritur në një shtëpi të fshehur në fshatin Qerekë.
Ky laborator, sipas hetimeve, kishte si detyrë prodhimin e kokainës, duke përdorur një metodë të sofistikuar për fshehjen e lëndës narkotike, e cila kalonte nga Amerika Latine dhe transportohej deri në Shqipëri duke përdorur lëkurën e gjedhëve.
Advertisements
Droga fshihej në lëkurën e gjedhëve dhe më pas përpunohej nga kimistët e huaj, që e bënin këtë proces në laboratorin e fshehur. Pas përpunimit, kokaina tregtohej në Shqipëri dhe Spanjë kryesisht.
Përmes një operacioni të koordinuar nga SPAK, autoritetet arritën të sekuestronin rreth 89 kilogramë përzierje të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për krijimin e kokainës. Po ashtu, janë konfiskuar gjithashtu pajisje të specializuara për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve të drogës, si dhe substanca kimike të përdorura në procesin e përpunimit.
Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte sekuestrimi i rreth 48 tonëve lëkurë gjedhësh, që shërbenin si mbulesë për kokainën e kontrabanduar.
Ky laborator kishte nisur aktivitetin në vitin 2023, ndërkohë që procedimi penal është hapur nga autoritetet që prej atij momenti.
Shtëpia ku ishte ngritur laboratori i kokainës ndodhet në një zonë të fshehur dhe të izoluara, e cila nuk ka pasur fushëpamje nga rruga kryesore, duke i mundësuar kështu operacionet e fshehta pa rrezik.