Laerti- Aldos: Më fal që putha Gjestin, nuk e dija që ke ndjenja për mua!

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” mes Laertit dhe Gertës, ku ka ndërhyrë edhe Aldo.

Advertisements

Gerta dhe Aldo iu kthyen Laertit kundër për shkak se ai ka falur Valbonën dhe qëndrojnë afër njëri-tjetrit.

Advertisements

Pjesë nga debati:

Laerti: Burrecat nuk i falin gratë, o Aldo Marku. Duhet të jesh burrë të falësh gratë, burrecat iu bëjnë zemra nëpër vitrina.

Aldo: Kur mbaron loja, do tregosh ça kartash ke nën mëngë?

Laerti: Rri rehat se e ke çuar në nominim të përhershëm, pse e ke çuar në nominim shoqen e ngushtë?

Aldo: Mos i krahaso gjërat, se janë ku e ku, mos i krahaso

Laerti: Hajde Aldo

Aldo: Ke bërë autogol

Laerti: Nxirr vizoren të matësh flirtimet Aldo, hajde. Unë nuk e dija se ishe xheloz për mua, po nga nesër do të flirtoj me ty. Më fal që putha Gjestin, duhej të kisha puthur ty që të qetësoheshe, se dija që ke ndjenja për mua

Aldo: Je barcaletë, psikopat, skizofren.