Ditën e sotme Rozana dhe Valbona kanë diskutuar së bashku në lidhje me raportin e Laertit që kjo e fundit ka. Rozana iu shpreh se ajo çfarë mendon në lidhje me gjithçka si për Valbonën po ashtu edhe për Laertin nuk e ka problem që t’jua thotë në sy dhe se nuk do bëjë krushqi me ta.
Advertisements
Pjesë nga biseda:
Advertisements
Rozana: Unë nuk kam ndonjë gjë për të fshehur, ia kam thënë edhe atij. Atë që mendoj e them, nuk kam përse, nuk do bëj krushqi as me ty dhe as me Laertin. Është si puna e një njeriu që kur ti e pyet dhe unë them unë këtë mendim kam, pastaj se sa e konsideron apo jo është problemi yt pastaj. Unë mendoj që ti duhet të konsiderosh vetëm gjërat që ndjen ti dhe jo ato që të them unë. Unë mund ta shoh nga jashtë gjënë.
Valbona: Zemër ndjesia përkthehet në çdo cep në shtëpi.
Rozana: Po po sa na ka ndodhur në jetën e përditshme, që nuk e kemi dëgjuar. Plot.
Valbona: Si nuk kemi dëgjuar?
Rozana: S’kam dëgjuar.
Valbona: Unë.
Rozana: Kur dikush më thoshte diçka.
Valbona: Jeta e përditshme është jeta e përditshme. Unë po shikoj sjelljen e Laertit. Ashtu siç edhe ti po e shikon sjelljen e Laertit. Sepse nëse ka një sjellje të Laertit nuk është e thënë të kryesh marrëdhënie seksuale apo ta puthësh në buzë për të treguar një diçka.
Rozana: Jo, është kot ajo.
Valbona: Por minimalisht unë kur dal në mëngjes aty…
Rozana: Laerti e di kur të puth ty? Me sekonda por të them që nuk të duhet ajo gjëja.
Valbona: O Rozi të lutem mos e kalo tek…
Rozana: Unë jam e para që të them që nuk të duhet sepse mund ta kërkojnë këta të tjerët. Unë nuk e kërkoj atë.
Valbona: Lëre atë pjesë… Rozi mos më dil nga ajo që po them. Po të them diçka tjetër edhe unë e shikoj që ti thuash mirëmëngjes dhe të shkosh ta përqafosh ndërkohë që po shkon atje ose çdo ditë të vish ta përqafosh kështu siç të përqafoj unë ty. Kjo të bën pis?
Rozana: Jo.
Valbona: Do të thotë që po e dëmton këtë?
Rozana: Jo.
Valbona: Tregon që ti po e do?
Rozana: Po, sigurisht ke një dobësi.
Valbona: Po patjetër por nëse ti ulesh këtu dhe je gjatë gjithë kohës duke biseduar me dikë kjo do të thotë që po e preke me gisht e lë shtatzënë? Apo po dëmton Bonën dhe po ruan këtë murin që obobo çfarë po ndodh?