Lahet nudo , Jetmiri tregon arsyen, si reagojnë banorët

by editor

Dushi nudo që banori i ri Jetmiri ka bërë në “BBV” shokoi shumë nga banorët. Banori ka pranuar se e ka bërë për vëmendje dhe është kritikuar sërish nga banorët, mes tyre, Meritoni, Egla, Rike.

“Mbase e bëra për të tërhequr vëmendje”, tha Jetmiri.

Advertisements

“Isha duke hyrë në tualet dhe pashë që hoqi të mbathurat dhe thashë çfarë ndodhi. Ndoshta unë kam më shumë turp dhe për vajzat e shtëpisë dhe që më sheh mami, motra, mbesa. I thashë kamerës kthehu, e kisha për vajzat e shtëpisë. E ktheva me të qeshur sepse nuk doja ta bëja dramatike”, u shpreh Meritoni gjatë spektaklit.

Advertisements

“Mua më bëri për të qeshur dhe me këtë gjest tregoi që çdo kush ka vullnetin për t’ju afruar, salla ka qenë bosh. Ai dushin e ka bërë tek xhami që është i mbuluar. Edhe kamerat e zgjehdin vetë që duan ta transmetojë apo jo. Meritoni ishte mashkull dhe ishte dëshmitar”, theksoi Roza Lati.

Rike Roçi shtoi: “Mua më duket e gabuar sepse unë e bëra të madhe”.

Advertisements

You may also like