LAJM I FUNDIT/ Drejtuesi humbi kontrollin, tre automjete përplasen me njëra-tjetrën. Dy të plagosur nisen drejt spitalit

by editor

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Advertisements

Drejtuesi i një automjeti “Land Rover” me iniciale H.K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues A.L., dhe T.A.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

You may also like