Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen 2 të qytetit të Korçës.
Advertisements
Policia thotë se një 29-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur, ndërsa autorë dyshohet se janë dy persona ende të paidentifikuar.
Advertisements
Nga deklarata paraprake e të riut bëhet e ditur se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur dot t’i identifikojë.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar po në qytetin e Korçës u plagos me thikë Kostandin Ziu, 26 vjeç. Autori i kësaj ngjarje është 22-vjeçari me iniciale J.R.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.