LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vdekur në banesë një person, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një person në moshën vetëm 40 vjeç u gjet i vdekur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Advertisements

Rreth orës 19:30, Urgjenca e Spitalit të Durrësit nhoftouse në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.

Advertisements

Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

Advertisements

Ditët e fundit janë shtuar rastet e burrave në moshë të re që humbin jetën krejt papritur në rrethana që nuk lidhen me sëmundje të mëparshme.

Dy ditë më parë në Tiranë, ish deputeti demokrat Gerti Bogdani u gjet i vdekur në tualetin e hotel Rogner ku gjendej për një aktivitet.

You may also like