LAJM I FUNDIT/ Një person humb jetën në autostradën e re Thumanë-Laç

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin e autostradës Thumanë-Kashar, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes me një automjet.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur kur viktima, që po tentonte të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, është goditur nga mjeti, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Advertisements

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rreth rrethanave të aksidentit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar (këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metëjshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.