LAJM I FUNDIT/ Policia megaoperacion në Kavajë, mbi 100 efektivë të Operacionales, Antidrogës dhe forcave Shqiponja në terren, 18 të arrestuar

Një megaoperacion antidrogë është duke u zhvilluar mesditen e kësaj të diele në Kavajë ku raportohet për mbi 100 efektivë në terren dhe dhejtra persona të arrestuar.

Advertisements

Operacioni është zhvilluar nga drejtoria e policisë së Durrësit dhe Komisariatit të Kavajës ku janë ekzekutuar 18 masa sigurie të firmosura me vendim gjykate.

Advertisements

Nga informacionet paraprake jo zyrtare, mësohet se në terren janë mbi 100 efektivë të Antidrogës, Operacionales si dhe forcat Shqiponja ku po kryejnë kontrolle për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar nga Policia e Durrësit.

Vijon…