LAJM I FUNDIT/ Zgjedhjet në Gjermani, Exit Poll-et e para nxjerrin humbës Olaf Scholz, ja kush kryeson

Ka përfunduar orari zyrtar i votimeve në Gjermani. E teksa pritet që të vijohet me procedurat e radhës, atë të numërimit të votave, exit poll-et tregojnë se Kristian Demokratët e qendrës së djathtë (CDU/CSU) kanë fituar përqindjen më të lartë të vendeve në Parlament, me afro 29%.

Advertisements

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) ka më pak se 20%. Në vendin e tretë renditen socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD) në pushtet me 16%, që kapërcejnë partnerët e tyre aktual të koalicionit, të Gjelbrit, me 13.5%.

Advertisements

Rezultatet e Exit poll-eve

Pjesëmarrja në këto zgjedhje raportohet të jetë 84%, më e larta që nga viti 1990. Zgjedhja e kancelarit të ri të Gjermanisë nga Bundestag nuk do të bëhet derisa të krijohet një koalicion qeverisës, pasi asnjëra nga partitë nuk pritet të sigurojë votat e vetme. Ky proces sipas asaj që mediat vendase thonë, mund të zgjasë me muaj.

Nëse këto parashikime fillestare qëndrojnë, atëhere kandidati i CDU/CSU, Friedrich Merz, mund të jetë kryesuesi për të pasuar kancelarin Olaf Scholz. Qeveria në largim e Scholz do të qëndrojë në detyrë përkohësisht, derisa Bundestag të zgjedhë kancelarin e ri.

E teksa në selinë e CDU-së ka “shpërthyer” festa, kryetarja e ekstremit të djathtë AfD, Alice Weidel është shprehur e lumtur për rezultatin e exit poll-eve.

“Zgjedhjet e ardhshme do të vijnë shumë më herët dhe ne do ta kalojmë CDU-në”, tha Weidel, e cila nuk i fshehu ambiciet e saj për të marrë pjesë në qeveri, ndonëse ajo është përjashtuar nga çdo parti tjetër.