LAJM I FUNDIT/ Zjarri përfshin parkingun e një pallati te “Stadiumi Dinamo”, policia e zjarrfikësit po nxjerrin me shpejtësi banorët

Zjarri ka përfshirë gjatë orëve të kësaj pasdite parkingun e një pallati në zonën e “Stadiumit të Dinamos” në kryeqytet.

Advertisements

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bëjnë me dije se rreth orës 18:20 të kësaj të diele në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Advertisements

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.