Lajm i trishtë për futbollin, gjendet i vdekur lojtari 18-vjeçar

by editor

Lajmi për zbulimin e trupit të pajetë të 18-vjeçarit Alvaro Prieto, i cili ishte zhdukur ditët e fundit, ka përhapur trishtim në futbollin spanjoll.

Lojtari që lunate në Korodoba, ishte zhdukur që nga e enjtja dhe trupi i tij u gjet mëngjesin e së hënës mes dy vagonave të një treni.

Sipas informacioneve, Prieto ishte nisur të mërkurën mbrëma për të shkuar në Sevilla, për të kaluar kohë me miqtë e tij.

Sipas policisë, vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë ne një goditje elektrike teksa po lëvizte mes vagonëve të trenit./abcnews.al

Advertisements

You may also like