Lamtumira e 4 legjendave të Kombëtares, ceremoni nderimi në “Air Albania”

by editor

Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare do të nderojë para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares.

Advertisements

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u pensionuan nga ngjyrat kuqezi dhe tashmë do të marrin nderimet e duhura si një legjendë e kombëtares.

Advertisements

Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci-Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

Me 9 gola të shënuar, mes të cilëve edhe ai ndaj Portugalisë, Bekim Balaj u tërhoq nga kombëtarja pas 48 ndeshjeve. Ndaj luzitanëve, ai shënoi edhe golin e parë me kuqezinjtë, duke i hapur rrugën kualifikimit të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”.

Advertisements

10 vite krenari e realizim të ëndrrës së fëmijërisë e konsideroi Lenjani prezencën në kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi zhvilloi 45 ndeshje, duke shënuar edhe 5 gola, teksa ishte prezent edhe në Europianin e Francës.

I njohur me nofkën “Raketa”, Odise Roshi ishte një tjetër futbollist që i dha fund aventurës si kuqezi. Anësori numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, teksa ishte pjesë e finaleve të Euro 2016.

You may also like