U bë gati 2 vite që jeta e saj private është kryefjalë e mediave. Gjithçka nisi kur Sara Hoxha dhe Ledri Vula i dhanë fund raportit të tyre sentimental, pas disa vitesh së bashku dhe një fëmije që kanë. Që prej asaj dite, të shpeshta kanë qenë lajmet që vijnë nga blogerja, e cila vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Advertisements
Këtë herë duket se një lajm nga jeta private e saj ka mbërritur. Bëhet me dije se kohët e fundit Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës.
Advertisements
Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre. Por ajo që dihet me siguri është fakti se Sara dhe djaloshi janë parë së bashku. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, blogerja pranoi se ishte ende e dashuruar me Ledrin, dhe se nuk ishte gati për një raport sentimental.
Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedh të mos e prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.
“A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”. Në një emision televiziv ku edhe ishte e ftuar, pak kohë më parë, Sara aludoi për një lidhje të re të sajën. Një moment në bisedën mes tyre, Sara la të nënkuptuar se mund të jetë në një lidhje të re dashurie.
Pyetjes nëse partnerin e ka brenda apo jashtë fushës (balerin), Sara iu përgjigj duke nënkuptuar se ai i përket fushës së kërcimit. Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë.
Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.
Ledri Vula në një intervistë në “Mirëmëngjesi Yje” ka konfirmuar ndarjen nga Sara Hoxha duke ia hedhur asaj fajin për fundin e marrëdhënies. Ai u shpreh se nëse Sara do të kishte qenë më private për jetën e tyre personale, mund të ishin bashkë sot.
“Kur vjen Poi në Prishtinë, s’ka vend për asnjë tjetër, as për vajzë, ndonjë shoqe të Poit po. Nuk e vras mendjen për komentet, kam qejf të lexoj të mirat. Ndoshta po të kishte qenë Sara më private, sot mund të kishim qenë edhe bashkë nuk i dihet… Nuk i duhet kurrë domethënë në fillimin ishte shumë e vështirë për Poin. Kur ia kemi shpjeguar Poit ndarjen, ka qenë pranuese. Ka thënë: ‘Java ime me mamin, java ime me babin’. Për ndarjen më vjen keq vetëm Poin, për gjë tjetër jo. Tani po rritet me më shumë dashuri”, u shpreh ai.
Ndërsa ka folur për eksperiencën e tij si baba, Ledri ka treguar që me ish-partneren e tij Sarën ndan një raport miqësor “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari në rubrikën ‘Galeria’.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund u publikuan edhe imazhet e para të çiftit. Ledri u kap mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.
Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore. Burime treguan se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën bëri xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci.