“Lekët nuk iu kthehen më”/ Moderatori i njohur paralajmëron qytetarët: Mos u mashtroni nga kjo faqe(Video)

by editor

Një prej gazetarëve dhe moderatorëve më të zëshëm në vendin tonë, Blendi Salaj, ka ngritur alarmin mëngjesin e sotëm duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimit në një faqe interneti e quajtur “Nearest Edge”.

Advertisements

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, Salaj bën me dije se personat të cilët qëndrojnë mbrapa kësaj faqe kanë përdorur identitetin e tij si dhe të Edi Manushit me qëllim për të bindur qytetarët që të investojnë online.

Advertisements

Gazetari siguron ndjekësit e tij që ai dhe Manushi nuk e kanë bërë asnjëherë bisedën që është afishuar në këtë faqe duke u bërë thirrje që të mos investojnë lekët e tyre në këtë faqe pasi nuk do i marrin mbrapsht sërish.

“Kujdes nga mashtrimet. Më kanë njoftuar sot se ekziston një faqe interneti “Nearest Edge” ku gjoja mund të investosh me shumë përfitim. Është e gjitha një mashtrim. Faqja, që imiton faqen Ëeb të Top-Channel citon një gjoja-intervistë midis meje dhe Edi Manushit ku ne tregojmë sesi të bësh para përmes këtyre investimeve online. Është e gjitha mashtrim. S’e kemi bërë kurrë atë bisedë, s’kemi asnjë lidhje me këtë kurth, as ne, as Topi. Jam i bindur se kush fut lekë atje nuk ka për t’i parë më. Mos u gënjeni. Ndajeni postimin ju lutem, të mos lejojmë që të njohurit tanë të bien pre”, shkruan Blendi Salaj.

You may also like