Monedha jonë kombetare mbetet e forte perballe valutave te huaja. Euro ka mbyllur kete jave me nje nënvlerësim të lehtë duke u këmbyer me 98.9 lekë. Monedha europiane pësoi një mbiçmim për pak kohë në fund të muajit janar duke u kembyer me mbi 100 lekë.
Advertisements
Ky ishte niveli më i lartë i regjistruar që prej gushtit të vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka parashikuar që të tërheqë më shumë euro nga tregu gjatë këtij viti për të mbajtur të stabilizuar kursin e këmbimit. Në krahasim me vitin 2024 në kalendarin vjetor është parashikuar të tërhiqen nga tregu 350 milionë euro.
Advertisements
Po ashtu edhe dollari ka pësuar një dobësim të ndjeshëm gjatë kësaj jave .Një dollar po këmbehet aktualisht me 94.4 lekë.