Një tërmet i fortë me magnitude 4.2 të shkallës Rihter ka goditur Qipron në orën 00:38 të së premtes.
Advertisements
Tërmeti ishte me epiqendër 44 km në juglindje të Larnakës, sipas Institutit Euro-Mesdhetar (EMSC). Thellësia fokale u vlerësua në 26 km. Tërmeti është ndjerë në Larnaka dhe nuk raportohet për dëme.
Advertisements
Raportohet se ky është tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave në Qipro.
Dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 5 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhën në jug të Limasolit dhe në verilindje të Paphos.