Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, magnituda dhe epiqendra

by editor

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të shtunë.

Advertisements

Qendra Euro-Mesdhetare Sizmiologjike vlerëson se thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra, ndërsa epiqendra e lëkundjeve është regjistruar në juglindje të Zakros, në ishullin e Kretës.

Advertisements

Nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar. Ishulli i Kretës është një zonë aktive për sa i përket tërmeteve.

You may also like