“Leo donte të bëhej futbollist”- Rrëfimi prekës i nënës së 12-vjeçarit që vdiq në spital: Iu neglizhua mjekimi, e çuan drejt fundit tragjik! Dua drejtësi!

Nëna e Leo Sadikut, 12-vjeçarit që ndërroi jetë në QSUT në datën 8 janar, në një intervistë ekskluzive për Osman Stafën në Neës24, ka akuzuar mjekët që patën në dorë djalin e saj për neglizhencë, duke i atribuar kësaj pasojat që çuan në vdekjen e të birit.

Advertisements

Në një gjendje shumë të vështirë emocionale, Roveta Sadiku tregon se e dërguan djalin në Spitalin e Korçës për herë të parë më 28 dhjetor, ku pas marrjes së mjekimit, mjekët e dërguan atë në shtëpi. Më 29 dhjetor, pasi gjendja e djalit nuk përmirësohej, ata shkuan përsëri në spital, ku pas disa vizitave, djali u shtrua. Sipas nënës, Leo kishte dhimbje të vazhdueshme barku, diarre, dhe të vjella.

Advertisements

Roveta përgënjeshtron informacionin që Spitali i Korçës dha, duke thënë se ata e kishin nxjerrë djalin nga spitali më 31 dhjetor, duke akuzuar mjekët për trajtim të pamjaftueshëm dhe për këtë, ajo kërkon drejtësi.

Mjekët, sipas nënës së Leos, e kishin qetësuar familjen duke thënë se sëmundja do të bënte procesin e saj, duke e lënë të vazhdonte me dhimbje barku, temperaturë, kollë dhe diarre nga data 1 deri më 6 janar, të cilat u trajtuan si normale.

Në datën 7 janar, në orën 4:30 të mëngjesit, gjendja e djalit u përkeqësua, dhe familja e çoi në Spitalin e Korçës. Pas kësaj, ata e nisën për në Tiranë, në QSUT. Sipas nënës, për 7 orë në pavionin e endokrinologjisë, djali nuk mori asnjë trajtim të veçantë, përveç serumesh.

Në lidhje me deklaratën e QSUT, e cila thotë se Leo Sadiku mori të gjitha shërbimet e nevojshme, Roveta ngre një pyetje: “A i kanë bërë eko të zemrës djalit tim, një prej ekzaminimeve të nevojshme për diagnostikimin e miokarditit akut?”

Ajo gjithashtu tregon se policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asgjë deri më tani për të zbardhur vdekjen e djalit të saj, duke kërkuar që rastet e tilla të hetohen dhe të marrin drejtimin që meritojnë./news24