Analisti Andi Bushati debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala për reformën në drejtësi dhe veçanërisht SPAK-un.
Advertisements
Debati në “TPZ”:
Advertisements
Klodiana Lala: Je pak kontradiktor Bushat se nga njëra anë thua të hetohet shitblerja e votës dhe nga ana tjetër…
Andi Bushati: Po gjetën 8 vota te Beleri!
Klodiana Lala: Po ç’rëndësi ka qoftë edhe një votë.
Andi Bushati: Po ato të Dibrës nuk i shohin ata, që doli e gjithë qeveria që vidhte vota. Po lëre tani, Klod.
Klodiana Lala: Ore Bushat, duhet të jesh koherent, more burrë.
Andi Bushati: Nuk jam ë? Heronjtë e fëmijëve tanë.
Klodiana Lala: Mua mos ma thuaj atë çështje se e kam ndjekur më shumë se të gjithë, që kur kam sjellë përgjimet e para te Ylli Rakipi.
Andi Bushati: Po ai i Elbasanit që denoncove ti dhe u gradua në SPAK, heroi i fëmijëve tanë që tha se s’ka prova për krim?
Klodiana Lala: Çështja e 339 dhe 184 u nxitua të mbyllej dhe të paketohej përpara se të ishej SPAk dhe e di kush kanë mbetur në SPAK? Vetëm ata komisionerët e vdekur. Pra ishin çështje të vdekura kur u krijua SPAK-u. Bie dakord me ty që brenda SPAK-ut ka persona problematikë.
Andi Bushati: Ndahen në dy grupe; o bashkëpunëtorë të diktaturës, o të tredhur nga diktatura. Kjo është diferenca mes spakistëve. Bashkëpunëtorët janë tredhur, të tjerët janë kamikazë.
Klodiana Lala: Këta kamikazë hajde t’i verifikojmë si gazetarë dhe t’i analizojmë.
Andi Bushati: Ti e di çfarë është bërë me atë që kishte tre mbiemra. Na dha gjë?
Klodiana Lala: Duhet ta sjellë Greqia. Se siç shkonte Beleri dhe denonconte atje për vrasësit e një oficeri policie, mund të shkojë si eurodeputet dhe të pyesë për letërporositë.
Andi Bushati: Beleri e ka fajin, maskara. Dakord, mo dakord.
Klodiana Lala: Lëri këto se nuk të shkojnë me mua.
Andi Bushati: Ti ke bërë pyetje?
Klodiana Lala: Po kam pyetur, është vonuar letërporosia. Kur ajo vjen dhe fakti del i vërtetë, unë do ta raportoj dhe do të kërkoj që zonja të mos jetë në detyrë dhe do të jetë njollë turpi për drejtësinë nëse kjo është e vërtetë. Ti ke një tezë se si mund të dilet nga kjo situatë?
Andi Bushati: Duke përmbysur komplet reformën në drejtësi, se e kemi bërë mbrapsht, e kemi bërë me keq se ç’ishte.
Klodiana Lala: Po hajde ta kthejmë.
Andi Bushati: Dhe bie plotësisht dakord me ty. Po ndenjëm duke pritur se çdo të thotë Strasburgu dhe Gjykata e Lartë. Ore lëre SPAK-un. Shihni ç’kanë bërë me Gjykatën Kushtetuese, e shkatërruan gjykatën që i kthente ligjet Berishës dhe Ramës e bënë një gjykatë që i fshin këpucët Ramës. Kjo është reforma në drejtësi që kemi bërë. Nëse themi se kemi shpresa, thjesht gënjejmë me ndërgjegje të plotë publikun.