Letra tronditëse e kardiologut që trajtoi Dwamenan: “Isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia”…

by editor

Problemet me zemrën tek ai e bënë të këshillueshme vendosjen e një defibrilatori

Advertisements

Antonio Asso, një kardiolog që trajtonte Raphael Dwamena, ndërsa ganez luante për Saragoza, shpjegoi në një letër të hapur të publikuar nga “El Heraldo de Aragón” se një vit më parë ai ishte në dijeni të fundit tragjik që e priste futbollistin, i cili vdiq këtë të shtunë, teksa luante në Shqipëri, ku u rrëzua në fushën e lojës dhe nuk u ngrit më.

Advertisements

Asso shpjegon, se në vitin 2019, disa marramendje që pësoi Dwamena, ishin tashmë të lidhura me “aritmi të rënda ventrikulare që ndodhin gjatë ndeshjeve”.

Me atë rast ata e bindën atë për “nevojen e domosdoshme për të vendosur një defibrilator që të paktën të garantonte jetën e tij”. Një vendim që u shoqërua me këshilla: braktisja e praktikës sportive profesionale, pa përjashtuar një ndërhyrje të mëvonshme për të adresuar problemin rrënjësor. “Kjo kërkonte që ai të qëndronte gjallë dhe për këtë defibrilatori ishte thelbësor”, thotë doktori.

Me kalimin e kohës, pajisja e implantuar, i shpëtoi jetën “kur ai zhvilloi një aritmi malinje që ishte trajtuar saktë automatikisht” nga defibrilatori.

Por një vit më vonë, dymbëdhjetë muaj më parë, Asso mësoi “se Dwamena kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit”, një ndërhyrje që u krye më në fund. “Që nga ai moment isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri”,- shkruan kardiologu.

“Ai vdiq si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse nuk do t’i ishte hequr defibrilatori, Raphaeli do të ishte ende gjallë,”- shton ai, duke përfunduar me një deklaratë tingëlluese: “Nuk ka vdekur dikush që mban një defibrillator, por dikush që NUK mbante një të tillë.”

You may also like