Safet Bajri, një nga personazhet më kontroverse të Shkodrës, ka reaguar mbrëmjen e sotme për Top Story në Top Channel.
Advertisements
Ai tha se ndaj tij po hidhet baltë dhe se nuk ka asnjë konflikt me fisin e Licajve, si dhe mohoi përfshirjen në masakrën e Dobraçit.
Advertisements
“Gazetarët e caktuar dalin dhe i citojnë Bajrat si grup kriminal. Nënën time 70 vjeçare e bënë grup kriminal, a jeni në vete ju?
Pasuria ime është e gjithë e verifikueshme, unë kam qenë në burg. Mendoni ju se të kisha unë pasuri do ma kishte lënë SPAK?”, tha Bajri.
Grida Duma: Sa njerëz rreth teje janë të vrarë?
Safet Bajri: Vetëm xhaja dhe është plagos djali xhajës. Miq, shok asnjë.
“Licajt nuk i kam njohur kurrë në jetë.
Babai im i ka njohur. Ata kanë një xhaje shumë të mirë dhe i ka mbajtur gjithë kohën, fëmijët janë rritur.
Mua më vritet xhaja dhe plagoset çuni xhajës. Xhaja 70 vjeç doli për të shitur dy bidona qumësht, djali xhajës mori 20 plumba dhe shpëtoi. Ku të mos dal unë me makina të blinduara.
Në Shkodër nuk ka të fortë. Në Shkodër ekziston të jesh sa më mirë me njerëzit dhe të shikosh familjen tende. Në Shkodër nuk ka të fortë“, tha Safet Bajri.
Teksa ka mohuar kategorikisht përfshirjen në maskrën e Dobraçit, Safet Bajri ka thënë që nuk largohet kurrë nga Shqipëria dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me policinë.
“S’bëhet fjalë të iki nga Shqipëria. Nuk bëhet fjalë të lëshoj vendin tim”, tha Bajri.
Ndërkohë që ai ka mohuar gjithashtu përfshirjen në politikë duke u shprehur se nuk ka dijeni rreth saj.
“Me politikë unë nuk merrem, thuajse gjithë jetën kam qenë në burg.
Unë jam person i lirë në shtëpinë time. I gatshëm të bashkëpunoj me policinë, vetëm të më thirrin dhe unë shkoj vetë.
Kujton ti se të fal SPAK-u në rast se do kisha pasuri apo do kishte diçka të dyshimtë. As kam njohuri fare nga fusha e politikës dhe nuk kam asgjë për t’ju thënë”, përfundoi Safer Bajri.