Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar projektligjin e mazhorancës që ngulmoi ta fuste sot në rendin e ditës në Kuvend, ku pronat publike mund të nxirren në ankand dhe të ndërrohen me prona private, ku qëndrojnë pas interesat korruptive të oligarkëve.
Advertisements
Tabaku theksoi në një media dje se ligji është bërë pa konsultime dhe se i hap rrugën korrupsionit madhor. Sipas saj, ky ligj nuk është në interes të qytetarëve, por është një ligj i sponsorizuar. “Ky ligj nuk ka pasur as konsultime dhe as debate e as përfshirje të grupeve të interesit.
Advertisements
Projektligji mund t’i hapë rrugë korrupsionit. Kjo i hap rrugë shkëmbimeve që mund të jenë korruptive.
Ky ligj nuk vjen për interesa të qytetarëve. Është ligj i sponsorizuar, është ndër ligjet e kapura që janë dërguar në parlament. Këtu mund të kenë mundësi që një tokë publike që nuk njihet mirë pronari, mund të merret. Investitori strategjik mund të marrë prona shtetërore. Kjo hap shteg të madh korrupsioni”, deklaroi dje Tabaku.