Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP solli një nga momentet më të forta emocionale deri më tani në këtë sezon. Limi, në një bisedë të drejtpërdrejtë me Albën, i dha fund lidhjes së tyre, duke i thënë qartë se nuk sheh më asgjë mes tyre. Reagimi i Albës ishte emocional, teksa ajo shpërtheu në lot, e prekur nga mënyra e ftohtë dhe e prerë me të cilën Limi e ndërpreu marrëdhënien.
Advertisements
Por ka shkaktuar reagime të shumta sjellja e dy fermerëve të tjerë, Keisit dhe Anduelit, të cilët ishin të pranishëm gjatë këtij momenti delikat. Në vend që të shfaqnin empati, ata reaguan me të qeshura dhe batuta, madje Keisi nuk e fshehu dot entuziazmin kur Alba po përjetonte një moment të vështirë emocional.
Advertisements
Pasi situata u qetësua, Keisi u bashkua me pjesën tjetër të fermerëve dhe, me shumë entuziazëm, tregoi çfarë kishte ndodhur. Së bashku me Anduelin, ajo e përshkroi ndarjen si një situatë komike dhe nisi ta rrëfente me humor, duke qeshur dhe duke bërë shaka me pjesën tjetër të grupit, ndërkohë që Alba qëndronte e tërhequr dhe e mërzitur nga zhvillimet.
“Një gjë e rëndësishme. Alba do bëjë drama. E mbylli me Limin, do vazhdojë me lojrat që ka bërë gjithmonë. Mos i jepni asnjë lloj vëmendje.”, porositi Keisi fermerët e tjerë.
Ngjarja ka hapur diskutime të gjera online, ku ndjekësit e Ferma VIP janë ndarë në qëndrime të forta: disa mbrojnë të drejtën e Keisit për të parë gjithçka si pjesë të lojës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë sjelljen e saj si të papërshtatshme dhe fyese ndaj një vajze që po përjetonte një ndarje