Lind foshnja e parë në Britaninë e Madhe nga një grua me m*tër të transplantuar

Ka lindur fëmija i parë në Britaninë e Madhe nga një nënë që kishte mitër të transplantuar.

Advertisements

Nëna e foshnjës, Grace Davidson, 36 vjeçe, lindi pa një mitër funksionale dhe mori mitrën e motrës së saj në vitin 2023 – në atë që në atë kohë ishte transplanti i vetëm i suksesshëm i mitrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisements

Ajo dhe burri i saj, Angus, e kanë quajtur vajzën e tyre Amy sipas motrës së Grace, e cila i dhuroi mitrën.

Mbajtja në krahë e foshnjës Amy ishte “e pabesueshme” dhe “surreale” për mamanë e re, Grace.

“Është vërtet e mrekullueshme”, tha ajo për BBC.

Grace dhe Angus, të cilët jetojnë në veri të Londrës, por janë me origjinë nga Skocia, shpresojnë të kenë një fëmijë të dytë duke përdorur mitrën e transplantuar.

Foshnja e parë e lindur si rezultat i një transplanti të mitrës ishte në Suedi në vitin 2014. Që atëherë rreth 135 transplantime të tilla janë kryer në më shumë se një duzinë vendesh, duke përfshirë SHBA-në, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë dhe Turqinë.