Linda plas bombën: Blero kur ishte i martuar më erdhi te dhoma hotelit

by editor

Linda Halimi ka bërë një deklaratë shokuese në prime e mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ajo rrëfeu se para 13 viteve, Blero, i cili është gjithashtu konkurrent në BBVK, ka insistuar të hyjë në dhomën e saj të hotelit. Sipas Lindës, këngëtari i ka kërkuar të pijnë një gotë verë dhe të qëndrojnë bashkë në dhomë.

Advertisements

“Kjo histori ka ndodhur jashtë shtëpisë së Big Brother. Kur punoja te emisioni i Teuta Krasniqit, para 13 viteve, Blero më ka çuar te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe ka insistuar si burrë i martuar, meqë po flet për martesën time… ka insistuar me ardh te dhoma e hotelit me mua. Victory hotel, e mban mend shumë mirë ti. Më the a mund të pimë nga një gotë verë dhe të rrimë pak bashkë te dhoma e hotelit”, tregoi Linda.

Advertisements

Blero e mohoi në mënyrë kategorike që kjo histori të ketë ndodhur.

You may also like