Liria ekonomike e Shqipërisë bie për të tretin vit radhazi, humb 7 vende

by editor

Shqipëria po humbet lirinë ekonomike, kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe të drejtave të pronësisë, mungesës së pavarësisë së gjyqësorit, kostove të burokracisë e deri te mungesa e rregulloreve të punësimit dhe largimit nga puna.

Advertisements

Këto janë përfundimet e nxjerra për Shqipërinë në hartën globale të lirisë ekonomike të publikuar nga Instituti Fraser, me qendër në Kanada.

Advertisements

Edicioni i vitit 2024 (i cili përpunon të dhënat e vitit 2022) e vlerëson Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10, duke e renditur në vendin e 38 në botë nga 165 juridiksione anembanë botës, nga vendi i 31 që mbante në edicionin e kaluar (2023), ndërsa në raportin e vitit 2022 mbante vendin e 30 në botë.(lexo këtu për më shumë)

You may also like