Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka hapur një pyetësor në “Instagram”, ku u është përgjigjur disa prej pyetjeve më të shpeshta nga ndjekësit.
Advertisements
Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin, dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje, por duke ruajtur njëfarë diskrecioni.
Advertisements
“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ai vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshjen e tij”, – shkroi ajo.
E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.
“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në “BBVA”, nëse do t’i jepej mundësia.
Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.
“Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak, dhe kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time. Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!”, – u shpreh ajo.
Livia përmendi dy emra të rëndësishëm nga shtëpia e “BBVA”, duke treguar se mungesa e tyre i ka lënë boshllëk. “Më ka marrë malli për Rozanën dhe Laertin”, – tha ajo, duke lënë të kuptohet se raporti i saj me ta ka qenë i sinqertë dhe i fortë.