“Loja agravoi shumë shpejt”, Redoni tregon pse la shtëpinë e “Big Brother VIP”: Prezenca e nënës…

Redoni dhe nëna e tij, Gili, vendosën të largohen nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” të enjten, duke befasuar publikun dhe pjesëmarrësit e tjerë. Gjatë spektaklit të sotëm, ata shpjeguan arsyet që çuan në këtë vendim të papritur.

Advertisements

Gili falenderoi produksionin për mundësinë e ofruar dhe për përvojën e paharrueshme në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Ajo shprehu kënaqësinë dhe lumturinë për komentet pozitive që mori gjatë qëndrimit të saj.

Advertisements

Ndërsa Redoni, pas largimit të tij, falenderoi gjithashtu produksionin dhe i kërkoi ndjesë të gjithëve për largimin e papritur dhe të ftohtë. Ai shpjegoi se mendoi se ishte më mirë të largohej pasi loja po agravonte dhe debatet po merrnin një drejtim të dhunshëm. Për më tepër, prezenca e nënës së tij e bëri atë të reflektonte dhe të kuptonte që shtëpia nuk ishte më vendi i duhur për ta.

Gili: Falenderoj produksionin që më ka mundësuar një kujtim jetësor, të isha në shtëpinë më të famshme të shqiptarisë. Të gjitha komentet ishin superlative, jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur.

Redoni: Së pari, jam falenderues ndaj produksionit, jam ndjerë si të isha pjesë e familjes. E dyta, i kërkoj ndjesë njerëzve, familjarëve, produksionit dhe banorëve aty brenda që u larguam në mënyrë të ftohtë.

Mendova se ishte mënyra më e mirë, se po t’i takoja, do vazhdoja të rrija aty brenda. Unë erdha për një lojë të thjeshtë me debate, lojëra, pranë nënës. Por, pashë që loja agravoi shumë shpejt. E pashë që debatet po shkonin drejt dhunës fizike. Fakti që isha me nënën, më bëri të mendoj që nuk është vendi i duhur.